ANDERSON: NORVEGJIA ËSHTË ALEAT I BESUESHËM I MALIT TË ZI

I dërguari i mbrojtjes së Norvegjisë Tor Anderson tha se Norvegjia do të vazhdojë të jetë edhe në të ardhmen aleat i besueshëm i Ministrisë së Mbrojtjes dhe Ushtrisë së Malit të Zi.

Nga Ministria e Mbrojtjes së Malit të Zi, kumtuan se Anderson u takua sot me Drejtorin e Përgjithshëm të Drejtorisë për Politikën e Mbrojtjes së MZ, Ivica Ivanoviq, me rastin e përfundimit të mandatit në Mal të Zi.

Anderson, siç është njoftuar nga ky departament qeveritar, falënderoi Malin e  Zi, për bashkëpunimin e shkëlqyer dhe theksoi se ishte i kënaqur me përparimet që i ka bërë Mali i Zi, gjatë mandatit të tij.

“Norvegjia do të vazhdojë të jetë aleat i besueshëm Ministrisë  së Mbrojtjes së Malit të Zi dhe Ushtrisë së Malit të Zi, jam i bindur se një bashkëpunim po aq i mirë do të vazhdojë të jetë edhe në të ardhmen gjatë mandatit të pasuesve të mi”, deklaroi Anderson.

Nga kjo Ministri kumtuan se Ivanoviq e falënderoi Anderson për kontributin e tij personal në përmirësimin e bashkëpunimit bilateral midis Malit të Zi dhe Norvegjisë në fushën e mbrojtjes.

“Jam i bindur se Mali i Zi dhe Norvegjia do të vazhdojnë të mbajnë marrëdhënie,  cilësore dhe thelbësore në fushën e mbrojtjes”, deklaroi Ivanoviq.

SHARE