Foto: RTSH
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë shpallur aktgjykimin ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.
Të katër janë shpallur fajtorë për një sërë akuzash për krime lufte dhe janë dënuar në total me 81 vite burgim.
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është dënuar me 25 vite burg. Sipas vendimit të trupit gjykues, ai është shpallur fajtor për përgjegjësi penale në lidhje me vrasje, torturë, trajtim mizor dhe ndalim të paligjshëm, të kryera gjatë luftës në Kosovë. J
akup Krasniqi është dënuar gjithashtu me 25 vite burg. Gjykata e shpalli fajtor për disa akuza për krime lufte, përfshirë arrestimin dhe ndalimin e paligjshëm, trajtimin mizor, torturën dhe vrasjen e paligjshme. Ndërkohë, ai është shpallur i pafajshëm për akuzat për krime kundër njerëzimit.
Kadri Veseli është dënuar me 18 vite burg. Gjykata e shpalli fajtor për arrestim dhe ndalim të paligjshëm, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme, duke llogaritur në dënim edhe kohën e kaluar në paraburgim.
Ndërsa Rexhep Selimi është dënuar me 13 vite burg. Ai u shpall fajtor për krime lufte, përfshirë trajtimin mizor, torturën dhe vrasjen e paligjshme.
Me këto vendime, dënimi i katër ish-krerëve të UÇK-së arrin në 81 vite burgim në total.









