Ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Inovacionit, Angjella Jakshiq-Stojanoviq, kryesoi delegacionin malazez në Konferencën Ministrore në Tiranë, të mbajtur më 29-30 maj.
Ky event mblodhi në një vend zyrtarë, vendimmarrës, partnerë këshillues, rektorë universitetesh, studentë dhe pjesëmarrës të tjerë relevantë në sistemin e arsimit të lartë.
Kjo ngjarje ishte një mundësi për të identifikuar progresin e deritanishëm në reformat e Bolonjës midis vendeve anëtare të Zonës Evropiane të Arsimit të Lartë (EHEA), si dhe për miratimin e Communique së Tiranës – një dokument që përfaqëson të ardhmen, kornizën e përbashkët të veprimit me synimin për arritjen e 6 vlerave themelore: lirinë akademike, integritetin, autonominë e institucioneve të arsimit të lartë, pjesëmarrjen e studentëve në strukturat drejtuese, si dhe përgjegjësinë publike si të institucioneve ashtu edhe të vendimmarrësve në sistemin e arsimit të lartë.
Gjithashtu, Communique konfirmoi angazhimin e vendeve të EHEA për të përmbushur 3 detyrimet kryesore: tre cikle studimi, njohjen e diplomave dhe sigurimin e cilësisë.
Gjatë Konferencës, ministrja mori pjesë si paneliste në një sesion kushtuar kontributit të Procesit të Berlinit dhe nismave të përbashkëta të vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Për delegacionin malazez, Konferenca Ministrore në Tiranë ishte edhe një mundësi për një sërë takimesh dypalëshe me delegacionet e kryesuara nga ministrat përkatës të Hungarisë, Luksemburgut, Turqisë.