Zidane është bërë gjysh dhe ka pozuar me mbesën e porsalindur

Djali i madh i Zinedine Zidane, Enzo dhe e fejuara e tij, Karen Goncalves, janë bërë prindër të vajzës së tyre të parë, ashtu që legjenda franceze është bërë gjysh.

“Mirë se erdhe Sia, princesha jonë”, ka shkruar Enzo në një postim në Instagram, krahas fotografisë, në të cilën mban vajzën e tij.

Nga urimet e shumta, Zizu është uruar edhe nga legjenda portugeze, Luis Figo, i cili ka shkruar: “Urime gjyshes dhe gjyshit”. /Telegrafi/

SHARE