NESËR FESTOHET DITA NDËRKOMBËTARE E FËMIJËVE – 1 QERSHORI

‘Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve – 1 Qershori’, vë në pah gëzimin dhe harenë e të gjithë fëmijëve, edhe këtë vit komuna e Tuzit do të ketë një serë aktivitetesh me rastin e ditës së fëmijëve. Siç njofton komuna e Tuzit, nesër, më 01.06.2022, në oborrin e komunës së Tuzit, me fillim në ora 18:00 do të festohet 1 qershori – Dita e Fëmijëve. Aktivitet që janë paraparë për këtë ditë janë: Ekspozita e pikturave të fëmijëve, zhonglerët, punëtoria, vizatime në fytyrë, pika muzikore dhe koreografi, modelimi i tullumbaceve, animacione për fëmijë etj.

SHARE