Diabeti i tipit 2 rrjedh nga një mosfunksionim në mënyrën se si trupi prodhon insulinë.
Roli kryesor i insulinës është të rregullojë sheqerin në gjak – lloji kryesor i sheqerit që gjendet në gjak. Të privuar nga ky mekanizëm, nivelet e sheqerit në gjak mund të rriten në nivele të rrezikshme.
Kur nivelet e sheqerit në gjak janë shumë të larta, trupi pëson ndryshime dhe këto ndryshime përfaqësojnë simptomat e diabetit të tipit 2.
Sipas një studimi të ri të publikuar në Gazetën Amerikane të Kërkimeve Akademike Shkencore për Inxhinieri, Teknologji dhe Shkenca, lloje specifike të dëshirës për ushqim mund të sinjalizojnë nivele shumë të larta të sheqerit në gjak.Lexo po ashtu:Ndjenja ‘gjatë natës’ që mund të jetë tregues i niveleve të larta të sheqerit në gjak
“Meqenëse dëshirat për ushqim janë të zakonshme për shumicën e të rriturve të shëndetshëm, kontrolli i ngurtë i dietës dhe privimi nga disa ushqime që nuk lejohen, mund të nxisin dëshirën për disa kategori ushqimesh te pacientët me diabet”, shkruajnë studiuesit e studimit.
Në këtë studim, pacientëve me diabet të tipit 2 dhe pacientëve me prediabet iu kërkua të ndajnë nivelet e tyre aktuale të HbA1c (sheqerit në gjak) dhe të raportojnë vetë përvojat e tyre të përditshme me dëshirat për ushqim.
Qëllimi i studimit ishte të hetonte nëse dëshirat për një lloj të caktuar ushqimi lidhet fort me nivelet më të larta të HbA1c te pacientët me diabet.
Për shkak të pandemisë, studimi përdori anketa të bazuara në internet mbi diabetin e tipit 2 dhe pacientët me prediabet që jetojnë në Rumaninë Perëndimore.
Pyetësori u shpërnda përmes grupeve publike të mediave sociale me kushte specifike shëndetësore diabetike. Të dhënat e mbledhura u analizuan duke përdorur statistika.Lexo po ashtu:Diabeti: Dy ndjesi në këmbët tuaja që sinjalizojnë nivele shumë të larta të sheqerit në gjak
Çfarë zbuluan studiuesit?
“Kategoritë më të përzgjedhura të dëshirave për ushqim nga të gjithë të anketuarit ishin buka e bardhë dhe ëmbëlsirat. Edhe pse burrat dhe gratë priren të dëshirojnë lloje të ndryshme ushqimesh, rezultatet nuk ndryshojnë ndjeshëm midis gjinive”.
Studiuesit zbuluan gjithashtu se preferencat personale dhe zakonet e të ushqyerit të përcaktuara kulturalisht duket se ndikojnë në zgjedhjet e ushqimit dhe dëshirën për një lloj të caktuar ushqimi.
“Dëshira për pasta, alkool dhe ëmbëlsira me sheqer të rafinuar u shoqërua me nivelet më të larta të HbA1c në mostër”, shkruan ata.
Studiuesit arritën në përfundimin: “Rezultatet e studimit mund të ndihmojnë pacientët me diabet të rrisin ndërgjegjësimin për gjendjen e tyre mjekësore dhe të përmirësojnë zakonet e vetë-menaxhimit dhe të kujdesit për veten, në mënyrë që të kenë një monitorim më të mirë të sheqerit në gjak dhe të parandalojnë komplikimet e lidhura me diabetin”.
Është e rëndësishme të theksohet se studiuesit nuk krijuan një lidhje shkakësore kështu që nevojiten kërkime të mëtejshme. /Telegrafi/