KRIPORJA E ULQINIT ZË VEND EDHE NË RAPORTIN E RI TË KOMISIONIT EVROPIAN

Komisioni Evropian publikoi dje Raportin e ri të Progresit të Malit të Zi, në të cilin Kriporja në Ulqin, për të pestën herë, u vërtetua si habitat me vlerë me rëndësi për Bashkimin Evropian. Siç thuhet në këtë dokument, në periudhën paraprake nuk kishte progres më të madh sa i përket problematikës së mbrojtjes së këtij lokaliteti.Përndryshe, më shumë se 100.000 nënshkrues kanë nënshkruar peticionin  #SaveSalina me të cilin përkrahën miliona shpend të cilët Kriporen e kanë strofull gjatë migrimit, raporton Portali UL-Info.

SHARE