Ballkani është në udhëkryq, prandaj do të shohim nëse do të mbrohet sistemi i vlerave evropiane dhe euroatlantike apo do të ia lëshojmë Ballkanin palëve të treta, të cilët këto hapësira dëshirojnë ti përdorin për depërtimin e sistemit të vlerave të tyre, në kundërshtim me ato euroatlantike, deklaroi, gjatë diskutimit të në Forumin 2BS 2019, në Budvë, Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq. Sipas Gjukanoviq, kjo nuk është një zgjidhje për armiqësi ndaj atyre me të cilët kanë dallime, por në aftësinë e një politike për të ndërtuar një partneritet në një afat të gjatë, duke ruajtur veçoritë e tij dhe duke promovuar sistemin e saj të vlerave, theksoi Gjukanoviq. Ndërsa duke komentuar mbi zgjedhjet të cilat u zhvilluan në Parlamentin Evropian, Gjukanoviq tha se është e rëndësishme që Evropa të vazhdojë politikën e saj të zgjerimit, sepse, siç tha ai, ” kështu do të kontribuohet për stabilitetin e plotë dhe konkurrueshmërinë e Evropës në skenën politike globale”.