SOT U BË HAPJA E URGJENCËS SË RINOVUAR NË ULQIN

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq dhe ministri i Shëndetësisë, Dragosllav Shqekiq, hapën Institutin e rinovuar për ndihmë emergjente mjekësore në Ulqin.

Në ceremoninë e hapjes, kryeministri Abazoviq vuri në dukje se gjatë mandatit të Shqekiqit, investimet në shëndetësi janë intensifikuar.

“Uroj punonjësve që sezoni i ardhshëm të kalojë me sa më pak punë dhe të gjithë pacientët të marrin shërbimin në kohë”, tha kryeministri.

Ai falënderoi të gjithë ata që ndihmuan në realizimin e projektit me donacione, komunën dhe diasporën.

Kryeministri së bashku me ministren e Ekologjisë dhe Planifikimit Hapësinor dhe Urbanizmit Ana Novakoviq-Gjuroviq, ministrin e të Drejtave të Njeriut dhe të Pakicave Fatmir Gjeka dhe ministrin e Shëndetësisë Dragosllav Shqekiq, zhvilluan një vizitë pune në komunën e Ulqinit.

Kryeministri mori pjesë në vënien e gurthemelit për projektin e ujësjellësit në Plazhë të Madhe.

“Është vënë gurthemeli për projektin më të madh infrastrukturor në historinë e Ulqinit. Edhe 20 milionë € për rrjetin e ri të ujësjellësit dhe kanalizimit! Jam i lumtur për fillimin e ri për Ulqinin. Ishte e papranueshme që një komunë me potencial të jashtëzakonshëm natyror të ishte e varfër dhe e pazhvilluar,” shkruan Abazoviq në Twitter.

SHARE