NGA 1 PRILLI ITALIA NDRYSHON RREGULLAT ANTI-COVID

Nga 1 prilli, pas më shumë se dy vitesh, përfundon gjendja e jashtëzakonshme e pandemisë së Covid 19, e shpallur nga qeveria Conte në Itali 31 janarin e 2020-tës, dhe e zgjatur disa herë gjatë kësaj periudhe. Nga 1 prilli, në fqinjin tonë përtej Adriatikut nuk do të nevojitet më certifikata e gjelbër për të hyrë në dyqane, zyra publike, banka e zyra postare, hotele dhe banesa apo për t’u ulur në tavolinat e hapura ne bare dhe restorante. Një leje e tillë megjithatë do të vazhdojë të kërkohet deri në 30 Prill në salla të mbyllura apo evente masive e gara në natyrë. Green pass-i po kështu do të vazhdojë të kërkohet deri në fund të muajit të ardhshem për dasmat e festat e ditëlindjeve, si dhe në kinema, teatro, pishina, palestra, spa e diskoteka, konferenca e kongrese, si dhe për pjesemarrjë ne koncerte dhe evente sportive të mbyllura. Detyrimi i lejes skadon nga 1 Prilli në autobusë dhe metro, ku megjithatë italianëve do tu duhet të vazhdojnë të mbajnë maskën Ffp2. Në avionë, anije, tragete dhe trena jorajonalë, leja bazë do të kërkohet deri më 30 prill. Përsa i takon vaksinave, në 15 qershor do të reduktohet detyrimi për personelin në shkolla, për ushtarakët apo punonjësit e policisë . Në këtë datë, sipas shtypit Italian, tkurret dhe detyrimi i vaksinimit për personat mbi 50 vjec, i cili do të qëndrojë në fuqi deri në fund të vitit vetëm për personelin shëndetësor, ndërsa zhduket po kështu dhe sistemi i shënimit të rajoneve me ngjyra.

SHARE