KLUBI “ALBA” MERR PJESË NË GARAT NDËRKOMBËTARE ONLINE GLOBAL VISION CUP TAEKWONDO CHAMPIONSHIPS

Me datën 27 mars 2021 klubi “Alba” përsëri muer pjesë në garat ndërkombëtare Online GLOBAL VISION CUP TAEKWONDO CHAMPIONSHIPS që u organizuan dhe u mbajtën në Republikën e Kores së Jugut. Në këto gara klubi “Alba” u përfaqësua me 9 garues: 4 senior dhe 5 junior. Puna dhe përkushtimi shumë i madh u shperblyen me shumë medalje të vendeve të 1,2,3 cka i bën shumë krenar për këto arritje shumë të larta me antarët e klubit “Alba”. Nga ky klub theksuan se ata çdo ditë stërviten për të arrirë rezultate edhe më të mira duke sfiduar vehtën e tyre që edhe në garat e rradhës të dalin të suksesshëm. Në kategorinë senior vendin e dytë e fitoi, Driton Junçaj, ndërsa vendin e tretë Adelina Salihaj dhe Toni Marashaj. Sa i përket kategorisë junior vendi i parë i takoi Damjan Junçaj ndërsa vendi i tretë: Zef Gjokaj, Alldin Softiq, Amar Ademi, Ardian Murçaj.

SHARE