ERAKOVIQ: NJË PERIUDHË E VËSHTIRË VIJON, LE TË MOS E BËJMË MË TË VËSHTIRË

Drejtori i Qendrës Klinike të Malit të Zi, Jevto ErakoviQ, tha se janë të nevojshëm tre faktorë për të kapërcyer me sukses situatën aktuale me virusin korona – masat e TKK, gatishmërinë e sistemit shëndetësor dhe qytetarinë e përgjegjshme. Duke iu përgjigjur pyetjes së një reporteri, Erakoviq tha se Mali i Zi ka mjaft respiratorë dhe se ne do të jemi sa më të përgatitur të përgjigjeshim në atë pjesë. Erakoviq tha se aktualisht ka 16 pacientë me koronavirus në QKMZ dhe se të gjithë janë në gjëndje stabile. Katër pacientë janë në Klinikën e Kujdesit Intensiv ndërsa një pacient është bashkangjitur në respirator. “Një periudhë e vështirë vijon, le të mos e bëjmë më të vështirë,” theksoi Erakoviq.  Shefi i Stafit Mjekësor të Krizave, Ranko Lazoviq, sqaroi se ndalimi i djeshëm i TKK është lëshuar për shkak se është vërejtur që një numër i madh i qytetarëve po lëvizëshin. Ai tha se sistemi shëndetësor malazez numëron 2,030 mjekë.

SHARE