SPAJIQ: NE MBËSHTESIM TË GJITHA PARTITË E SHUMICËS QË JANË NË QEVERI

Kryeministri i Malit të Zi Millojko Spajiq ka komentuar njoftimin për rikonstrukcionin e mëhershëm të qeverisë, duke theksuar se mbështet përpjekjet e të gjithëve në shumicën parlamentare për t’u përfaqësuar në pushtetin ekzekutiv.

“Ne mbështesim përfaqësimin e të gjitha partive nga shumica politike, nga shumica parlamentare, që të ketë përfaqësues në pushtetin ekzekutiv. Absolutisht. Megjithatë, do të shohim, ka një marrëveshje koalicioni që është shumë e qartë, kështu është tani për tani. Kur përmendni rikonstruksionin, më vjen menjëherë ndërmend rikonstruksioni i rrugëve, aeroporteve, hekurudhave, të cilat janë në gjendje të keqe, ndaj duhet të fokusohemi në rindërtimin e infrastrukturës. Dhe kur është fjala për rikonstruksionin e Qeverisë, këto janë çështje legjitime që do të diskutohen në kuadër të marrëveshjes së koalicionit”, tha kryeministri Spajiq, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në hapjen e rrugës Kollashin-Mateshevë.

Ai theksoi se sjelljet e të gjithë partnerëve të koalicionit janë të përcaktuara edhe me marrëveshjen e koalicionit dhe kushdo që sillet në mënyrën e përcaktuar do të jetë pjesë e mazhorancës.

SHARE