SOT U HAP RRUGA MATESHEVË – KOLLASHIN

Kryeministri i Malit të Zi Millojko Spajiq hapi sot rrugën e rindërtuar Mateshevë-Kollashin me ministrat Filip Radulloviq dhe Novica Vukoviq.

Gjatësia e rrugës është rreth 8.5 km, dhe vlera e punimeve është 6.1 milionë euro (pa TVSH).

“Pavarësisht vështirësive të mëdha gjatë ndërtimit, sot hapëm rrugën Mateshevë-Kollashin, e cila është jo vetëm e rëndësishme për një lidhje më të mirë mes Kollashinit dhe Podgoricës, vetëm 40 minuta me makinë, por në radhë të parë për arsye sigurie, por edhe si një lloj nxitjeje për zhvillimin e potencialit turistik”, tha kryeministri.

Punimet kanë nisur më 20 Prill 2023, dhe afati për kryerjen e punimeve ishte tetë muaj.

SHARE