GREVAT DHE PROTESTAT PARALIZOJNË FRANCËN

Franca u paralizua sërish këtë të martë nga një grevë e madhe e kundër planit të presidentit Macron për rritjen me 2 vite të moshës së daljes në pension, duke e çuar në 64 vjeç. Në Paris dhe qytete të tjera të vendit, pjesa më e madhe e transportit publik nuk ishte në funksion. Pjesë e grevës u bënë edhe punonjësit e sistemit arsimor dhe ata të rafinerive. 8 grupimet sindikaliste që organizuan grevën nxorrën në sheshe mijëra njerëz. Protesta mbështetet edhe nga ekstremistët e majtë të Zhon Lyk Melenshon, të cilët reformën e konsiderojnë të pandershme. Sondazhet tregojnë se 2/3 e të anketurave janë kundër rritjes së moshës së pensionit. Por qeveria franceze argumenton se Franca ka moshën më të ulët mes vendeve të zhvilluara të Bashkimit Europian. Rritja e moshës do të ndihmonte financat e vendit. Megjithatë, reforma duhet të mbështetet, veç partisë së Macronit që ka shumicën edhe të paktën nga republikanët e qendrës së djathtë, të cilët shfaqen skeptikë për ta mbështetur. Pritet që manifestimet e kësaj të marte të jenë edhe më të mëdha se ato të 19 Janarit që precipituan në dhunë.

SHARE