ENTI PËR PUNËSIM NDAU FONDE GRANTI PËR 468 PERSONA TË PAPUNË

Përmes Programit të Granteve për Vetëpunësim, me vlerë 3.5 milionë euro, të zbatuar nga Enti për Punësim me mbështetjen e Bashkimit Evropian (BE), 468 të papunëve i’u dha mundësia të hapin biznesin e tyre dhe të zgjidhin një çështje ekzistenciale. Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Entit për Punësim, Gzim Hajdinaga, në konferencën finale të projektit trevjeçar, i cili financohet nga fondet e para-anëtarësimit (IPA), tha se ai është shembull i punës së përkushtuar dhe rezultat i bashkëpunimit intensiv ndërmjet Malit të Zi dhe BE-së, përmes Delegacionit të BE-së. Mbështetja direkte është pjesë e programit 18 milionë euro të BE-së dhe Malit të Zi për punësimin, arsimin dhe politikën sociale. Programi, siç thuhet në njoftim, u zbatua në tre cikle njëvjeçare për të mbështetur zgjidhjen e problemit të papunësisë, përkatësisht nxitjen e sipërmarrjes, vetëpunësimit dhe krijimit të vendeve të reja të punës.

SHARE