LIDHJET E GJATA MIQËSORE DETYROJNË PËRMIRËSIMIN E MARRËDHËNIEVE MIDIS MALIT TË ZI DHE TURQISË

Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, theksoi se lidhjet shumë të gjata diplomatike dhe miqësia e fortë mes Malit të Zi dhe Turqisë i detyron ata që të vazhdojnë përmirësimin e marrëdhënieve dhe aleancës reciproke me përkushtim edhe më të madh. “Vizita e sotme në Stamboll është një konfirmim i një vendosmërie të tillë dhe hapjes së dialogut politik në nivel presidencial”, tha Gjukanoviq në Twitter. Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, pas bisedës me presidentin turk, Rexhep Tajip Erdogan, theksoi se ka hapësirë ​​për thellimin e lidhjeve miqësore mes dy vendeve, para së gjithash në sektorin ekonomik. Siç theksoi ai, u bisedua për bashkëpunim dhe zhvillim të mëtejshëm të energjisë, shëndetësisë dhe kulturës.

SHARE