GJUROVIQ: QEVERIA DUHET TË JETË E PËRKUSHTUAR NDAJ BE-së

Parakushti i parë dhe themelor për formimin e qeverisë së re është vazhdimi i Malit të Zi përmes integrimeve evropiane dhe nuk duhet të sfidohet politika e jashtme e Malit të Zi, tha kryetarja e Kuvendit, Danijela Gjuroviq. Mirëpo, ajo nuk ka mundur të saktësojë se kur do të mbahet seanca e Kuvendit në të cilën do të votohet për zgjedhjen e autoritetit të ri ekzekutiv, por, siç tha ajo, ka një afat ligjor prej 90 ditësh brenda të cilit duhet të përfundojë atë proces.“Ajo që duhet të jetë prioritet është të vazhdojmë në rrugën e integrimeve evropiane dhe të mos vihet në pikëpyetje politika jonë e jashtme, e cila është e harmonizuar me politikën e BE-së. Besoj se kemi kapacitete të mjaftueshme demokratike për të dalë nga kjo situatë dhe për të vazhduar rrugën evropiane”, tha Gjuroviq. Duke komentuar konkursin për përzgjedhjen e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, Gjuroviq vlerësoi se është e nevojshme të ketë së paku një përfaqësues të pakicës në mesin e gjyqtarëve. “Dhe shpresoj se do të arrihet një marrëveshje për të katër kandidatët. Çdo numër më i vogël se katër mund të vërë në pikëpyetje funksionalitetin e Gjykatës Kushtetuese,” tha Gjuroviq.

SHARE