FILLOI CERTIFIKIMI I BE-së PËR COVID

Sot ka filluar lëshimi i certifikatave të BE-së për COVID-19 për qytetarët e Malit të Zi, të cilat lehtësojnë lirinë e lëvizjes së qytetarëve brenda dhe jashtë vendit, pasi konfirmojnë se një person është vaksinuar, testuar ose ka kaluar sëmundjen COVID 19, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.Certifikatat lëshohen në faqen e internetit www.ezdravlje.me. Drejtori i Përgjithshëm i Drejtorisë për Shëndetin Dixhital, Aleksandar Sekulliq, theksoi se certifikata dixhitale e BE-së për COVID mundëson vërtetimin e kodeve QR në certifikatat e lëshuara në Mal të Zi, shtetet anëtare të BE-së dhe të gjitha vendet që janë pjesë e platformës së BE-së për COVID. Ministrja e Administratës Publike, Shoqërisë Dixhitale dhe Medias Tamara Srzhentiq theksoi se lidhja e Malit të Zi me sistemin dixhital COVID të Bashkimit Evropian është një shembull tjetër se vetëm së bashku mund të zbatojmë me sukses shërbime kaq të rëndësishme dixhitale për qytetarët tanë dhe të punojmë për të përmirësuar mjedisin e përgjithshëm dixhital.

SHARE