BUKA NGA 10 JANARI 65 CENT

Një grup i prodhuesve të furrave të bukës në Odën Ekonomike të Malit të Zi ka vendosur që pas festave të rrisë çmimin e bukës bazë nga 50 në 65 cent. Vendimi i Qeverisë për ngrirjen e kësaj lloj buke nga korriku i këtij viti skadon më 31 dhjetor dhe Qeveria nuk e ka zgjatur, ndaj varet vetëm nga bukëpjekësit dhe tregtarët. Çmimet e reja të bukës do të zbatohen nga 10 janari 2022. “Përfaqësues të furrave industriale, zinxhirëve të mëdhenj të shitjes me pakicë, Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Administrimit të Ujërave dhe Dhomës së Tregtisë, në një takim të përbashkët të mbajtur më 23 dhjetor në Dhomën e Tregtisë, ranë dakord që çmimi i rekomanduar me pakicë i llojit bazë të bukës mos të kaloj 0.65 euro për bukë”, thuhet në njoftimin e Odës së Tregtisë.

SHARE