PAGA MESATARE NË TETOR ISHTE 803 EURO

Paga mesatare (bruto) në tetor 2023 në Mal të Zi ishte 1.002 euro, ndërsa paga mesatare pa taksa dhe kontribute (neto) ishte 803 euro.

Paga mesatare (neto) në tetor në krahasim me shtatorin shënoi rritje prej 0.4 për qind, ndërsa paga mesatare (neto) në tetor në krahasim me të njëjtin muaj të një viti më parë shënoi rritje prej 11.5 për qind, njoftoi Administrata e Statistikave MONSTAT.

“Nëse merret parasysh se çmimet e konsumit në tetor në krahasim me shtatorin shënuan një rënie prej 0,3 për qind, rezulton se fitimet reale për të njëjtën periudhë shënuan një rritje prej 0,7 për qind”, shpjegoi MONSTAT.

SHARE