MILLATOVIQ NË SAMITIN E KLIMËS TË KOMBEVE TË BASHKUARA COP28 EMIRATET E BASHKUARA ARABE NË DUBAI

Me ftesë të Presidentit të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Mohammed bin Zayed Al Nahyan, Presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq do të marrë pjesë në Samitin e Liderëve Botërorë, e cila mbahet në kuadër të Konferencës së 28-të të Shteteve Palë të Konventës Kuadër të Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike (COP28 Emiratet e Bashkuara Arabe).

COP28 përfaqëson samitin më të rëndësishëm të liderëve botërorë, ku diskutohen sfidat globale në fushën e ndryshimeve klimatike, në të cilin, përveç Presidentit të Malit të Zi, pritet të marrin pjesë edhe mbi 150 liderë botërorë.

Në takimin vjetor të klimës së Kombeve të Bashkuara, marrin pjesë vendet nënshkruese të dokumentit origjinal të klimës të Kombeve të Bashkuara nga viti 1992.

Pas pjesës hyrëse të ditës së parë të Samitit, Presidenti Millatoviq do të flasë në një panel kushtuar përshtatjes ndaj ndryshimeve klimatike, pas së cilës do të prezantojë një deklaratë kombëtare në seancën kryesore plenare të Samitit.

Ai do të marrë pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve për zhvillim të qëndrueshëm të organizuar nga Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe Sheikh Mohammed bin Zayed Al Nahyan.

Gjatë Samitit, Presidenti Milatoviq do të jetë i ftuar në ceremoninë e shënimit të 52-vjetorit Kombëtar të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Në margjinat e Samitit në të cilin do të marrin pjesë liderë të shumtë botërorë, Presidenti i Malit të Zi do të ketë një sërë takimesh dypalëshe si dhe takime me përfaqësues të organizatave ndërkombëtare.

Prioritetet e COP28 përfshijnë përshpejtimin e tranzicionit të drejtë të sektorit të energjisë, reformimin e financimit të klimës, vendosjen e natyrës dhe jetës në qendër të veprimeve që adresojnë ndryshimet klimatike dhe sigurimin e përfshirjes së mëtejshme.

Samiti i liderëve botërorë mbahet këtë vit më 1 dhe 2 dhjetor.

SHARE