DELEGACIONI I KËSHILLIT TË EVROPËS VIZITOI ULQININ

Kryetari I Komunës së Ulqinit Loro Nrekiqi me bashkëpunëtorë pritën në takim pune  me kërkesën e tyre delegacionin e Këshillit të Evropës, respektivisht,anëtarët  e Komitetit  këshillimorë të Konventës për  Mbrojtjen e Pakicave të kryesuar nga  Laura Maria Craciunean Tatu.

Siç kumtohet nga Komuna e Ulqinit, mysafirët u interesuan për  realizimin e të drejtave të pakicave në komunën e Ulqinit dhe sfidat me të cilat ballafaqohet ajo.

Nga Delegacioni i Këshillit të Evropës kërkuan  përgjigje në pyetjet  për përbërjen nacionale të të punësuarve në komunë, për konsultat që bëhen me rastin e emërimeve të Drejtorëve të shkollave ,për njohjen e dygjuhësisë në radhën e të rinjve etj  Vëmendje e veçantë iu kushtua pozitës së disa familjeve të ardhura rome të stacionuar në Mal të Bardhë, shkollimit të fëmijëve të tyre, por dhe  sqarime për Liturgjinë e mbajtur nga ana e Kishës Ortodokse Serbe në Shas, apo ndaljen e një personi  nga ana e policisë  për vendosjen e mini- flamujve shqiptar në veturën e tij në Ditën e flamurit kombëtar.

Kryetari i Komunës së Ulqinit Loro Nrekiqi , mysafirëve u tha se Ulqini është i njohur si mjedis i multikuturës dhe diversitetit jo vetëm në Mal të Zi, por edhe më gjerë dhe se marrëdhëniet  ndërnacionale në Ulqin tradicionalisht kanë qenë të mira.

Nrekiq, gjithashtu  foli për  vështirësitë financiare  me të cilat ballafaqohet komuna dhe  përpjekjet që bën për tejkalimin e  kësaj situatë.

Respektimi i të drejtave të pakicave  është çështje  të cilës  ekzekutivi i kushton vëmendje të veçantë tha Nrekiqi  dhe nënvizoi  se secili projekt i ardhur nga ta është mbështetur nga komuna.

Nrekiq dënoi aktet e veçanta të shkeljes së të drejtave të pakicave.

SHARE