NIMANBEGU JEP DORËHEQJE NGA POSTI I DEPUTETIT

Kryetari i Forcës së Re Demokratike, Genci Nimanbegu, jep dorëheqjen nga posti i deputetit.

Në zgjedhjet parlamentare ishte bartësi i listës së Aleancës Shqiptare.

Nimanbegu ka njoftuar Kuvendin se ka dhënë dorëheqje për arsye etike dhe politike.

Ai përmes një letre ka falënderuar kolegët për bashkëpunimin e deritanishëm, e veçanërisht punëtorët e Kuvendit.

SHARE