NDAHET NGA JETA KRYEPESHKOPI AMFILLOHIJE

Kreu i Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi, mitropoliti Amfilohije, vdiq mëngjesin e së premtes. Lajmi u konfirmua nga Kisha, e cila tha se Amfilohije, 82 vjeç, vdiq në Qendrën Klinike të Malit të Zi në Podgoricë. Sipas dëshirës së tij, ai do të varroset në kriptën e Katedrales në Podgoricë në një varr që ishte përgatitur gjate jetën e tij. Më 7 tetor është bërë e ditur se Amfilohije është shtruar në spital për trajtim të koronavirusit.

SHARE