Italia është e angazhuar fuqimisht ndaj politikës së zgjerimit dhe të ardhmes evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Kështu u vlerësua gjatë takimit të Kryenegociatorit të Malit të Zi për BE, Aleksander Drleviq me zëvendës drejtorin gjeneral për Evropën, në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Italisë, Fabrio Buci.
“Malin e Zi me të cilin e lidhin lidhje të forta kulturore dhe historike e sheh si anëtare të ardhshme të Bashkimit Evropian dhe është e gatshme të sigurojë të gjithë mbështetjen politike dhe të eksperteve të Italisë në arritjen e këtij qëllimi”, u kumtua gjatë takimit që kishte Kryenegociatori i MZ, Aleksander Drleviq në Romë.
Bashkëbiseduesit Kryenegociatorit malazez i thanë se rezultatet e mira që Mali i Zi po i realizon në të gjitha fushat e negociatave të pranimit, janë bazë për përshpejtimin e rrugës së saj drejt BE-së.