RRITET NUMRI I VIKTIMAVE NË FLORIDA SI PASOJË E URAGANIT

Autoritetet në Florida kanë nisur një proces të gjerë të kërkim-shpëtimit, pas dëmeve të mëdha që ka shkaktuar Uragani Ian. Të paktën 10 njerëz kanë vdekur në këtë shtet amerikan, mirëpo zyrtarët frikësohen se numri i viktimave mund të rritet ndjeshëm.  Ian aktualisht është duke lëvizur drejt Karolinës së Veriut dhe asaj të Jugut. Si pasojë e stuhisë së fuqishme, më shumë se 2.2 milionë njerëz vazhdojnë të mos kenë rrymë në Florida. Vërshimet janë aq të rënda, saqë disa banorë kanë mbetur të bllokuar nëpër shtëpitë e tyre. Garda Kombëtare është duke shkuar derë më derë për të shpëtuar personat e bllokuar. Guvernatori shtetëror, Ron DeSantis, ka thënë të enjten në mbrëmje se dëmet në disa rajone janë “gati të papërshkrueshme”. ‘Ky mund të jetë uragani më vdekjeprurës në historinë e Floridës’, kështu tha presidenti amerika joe biden nga  selia e Agjencisë Federale të Menaxhimit të Emergjencave, duke shtuar se  raportet paraprake  sugjerojnë humbje të konsiderueshme jetësh. Presidenti Biden tha se qeveria e tij do të mbulojë shpenzimet e plota për pastrimin e zonave të prekura dhe përpjekjet e kërkim-shpëtimit në Florida. Ata që nuk kanë sigurim të mjaftueshëm për shtëpitë e tyre gjithashtu do të marrin mbështetje.. Qeveria do të ofrojë: 37,900 dollarë për riparime në shtëpi. 37,900 dollarë të tjera për të rikuperuar sendet e humbura, çdo gjë “nga makina tek në një unazë martese të humbur”.

SHARE