PAGAT E MJEKËVE DO TË JENË MË TË LARTA PËR 200€ DHE INFERMIERËVE PËR 120€

Ministrja e Shëndetësisë Jelena Boroviniq Bojoviq ka njoftuar sot se duke nisur nga 1 janari 2022, paga e mjekëve dhe infermierëve do të rritet. Aktualisht, një mjek i përgjithshëm paguhet 622 euro; një specialist 755 euro ndërsa një subspecialist 823 euro. Nga 1 janari 2022, këto paga do të arrijnë në 809 euro, 981 euro dhe 1,070 euro. “Që nga dita e parë që kur jam emëruar si ministre e  Shëndetësisë, e kam nxitur këtë temë në të gjitha adresat. Ne nuk na u deshën 20 vjet për të dalë para jush dhe për të thënë – ne u dakorduam. Tashmë është e sigurt një rritje e pagave të mjekëve. Nuk është më një premtim, por një realitet,” tha Boroviniq Bojoviq në një konferencë të përbashkët për shtyp me Ministrin e Financave Millojko Spajiq. Rritja e pagave, siç thotë ajo, është një nga mënyrat që shteti mund t’ua kthej borrxhin mjekëve që mbajnë një nga barrat më të rënda mbi kurriz çdo sekondë. Ministrja beson se në atë mënyrë, mjekët më në fund do të motivohen. “Për të kuptuar se nuk ka pjesë më të bukur të qiellit se ajo mbi Malin e Zi dhe se ata duhet të qëndrojnë këtu dhe të trajtojnë njerëzit e tyre,” shtoi Boroviniq Bojoviq. Ajo kujton se çdo javë në Mal të Zi, bëhen rreth 140 mijë ekzaminime në shëndetin publik. “Është një dëshmi e matshme e angazhimit të të gjithë punonjësve të kujdesit shëndetësor, për të cilin, për fat të keq, rrallë flitet publikisht jashtë sektorit tonë. Unë do t’ju them se ky është një rezultat i admirueshëm,” përfundoi Boroviniq Bojoviq.

SHARE