GJELOSHAJ PRITI NË TAKIM AKADEMIKËT DHE ARTISTËT E PËRMASAVE NDËRKOMBËTARE

Kryetari i komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj priti sot në takim akademikët dhe artistët e përmasave ndërkombëtare, Znj. Zake Prelvukaj, Z. Agim Salihu dhe Z. Nehat Beqiri , të cilët ndodhen në Tuz në kuadër të hapjes së Ekspozitës me piktura të piktorit me famë botërore, tashmë të ndjerit Gjelosh Gjokaj, hapja e së cilës u bë sonte në ambientet e QKI „Malësia” – Tuz. Siç njoftuan nga komuna e Tuzit, në këtë takim u diskutuan tema e problematika të ndryshme me të cilat përballet arti dhe artistët në përgjithësi, ku u shkëmbyen ide për përkrahjen dhe avancimin e artit dhe aktiviteteve kulturore në komunën e Tuzit. Kryetari Gjeloshaj, përgëzoj artistët për arritjet e tyre si dhe i falënderoj ata për kontributin e jashtëzakonshëm që i japin zhvillimit të artit në të gjitha trevat ku jetojnë e veprojnë shqiptarët.

SHARE