MË SHUMË NJERËZ VDESIN SESA LINDIN

Për tre vitet e fundit, Mali i Zi ka shënuar rritje natyrore negative, që do të thotë se numri i vdekjeve tejkalon numrin e lindjeve, njoftoi Qendra për Tranzicion Demokratik.

Siç thonë ata, në vitin 2022 rritje natyrore pozitive është shënuar në 7 nga 24 komunat: Podgoricë (+797), Budva (+142), Rozhajë (+119), Tivat (+69), Tuz (+40), Plavë (+18) dhe Ulqin (+5).

Këto të dhëna nga Qendra për Tranzicion Demokratik dhe Shoqata e Statisticienëve dhe Demografëve u prezantuan në analizën “Pse Mali i Zi nuk kujdeset për popullsinë e vet?”.

QTD-ja thekson se ulja e natalitetit në Mal të Zi është për shkak të një sërë faktorësh të ndryshëm, në radhë të parë faktorëve biologjikë dhe ekonomikë.

SHARE