APK-ja KA INICIUAR PROCEDURË KUNDËR KRYEMINISTRIT DHE TETË ZYRTARËVE

Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit (APK) ka iniciuar procedurë kundër kryeministrit Dritan Abazoviq dhe tetë zyrtarëve publikë nën dyshimin se kanë shkelur dispozitat e Ligjit për Parandalimin e Korrupsionit, të cilat i referohen kufizimeve në ushtrimin e funksioneve publike.

APK tha për agjencinë MINA se kanë filluar procedurat kundër ministrave Filip Axhiq, Ana Novakoviq Gjuroviq, Ervin Ibrahimoviq, Admir Adroviq, Vlladimir Jokoviq, Dragoslav Shqekiq, si dhe kryetarët e komunave të Tuzit dhe Kollashinit, Nik Gjeloshaj dhe Vlladimir Martinoviq.

Afati ligjor deri në të cilin deputetët e mbledhjes së re duhet të dorëzojnë dorëheqjet nga pozitat e tyre në pushtetin ekzekutiv ose të kthejnë mandatet e tyre parlamentare ka skaduar të hënën.

SHARE