RIBALANCIMIN E BUXHETIT DO T’IA PROPOZOJNË QEVERISË MË 1 OSE 8 SHTATOR

Ministria e Financave ka përgatitur draftin e ribalancimit të buxhetit dhe do t’i propozohet Qeverisë më 1 ose 8 shtator dhe do t’i dorëzohet Kuvendit një ditë më vonë. Kështu ka bërë të ditur ministri Aleksandar Damjanoviq për Radion e Malit të Zi. “Pres që ribalancimi që do të jetë para deputetëve ndoshta në shtator dhe do të mbështetet unanimisht në Kuvend. Meqë ra fjala, këto gjëra i kam shpallur në Kuvend në një diskutim konstruktiv gjatë ribalancimit teknik. Prandaj pres mbështetje maksimale, sinergji nga Kuvendi dhe Qeveria, nëse do të ketë ndryshime politike, sigurisht që qeveria e ardhshme do të merret edhe me këto punë”, theksoi ministri. Ai shton se vrima e parë në buxhet është evidentuar në maj, një deficit prej 50 milionë eurosh për Fondin e Shëndetësisë. Po ashtu, siç thekson ai, ka filluar pagesa e shtesave për nënat me tre e më shumë fëmijë, kanë lindur edhe detyrime për shkak të rregullimit të pensioneve dhe është dashur të korrigjohet diferenca ndërmjet pagës minimale dhe pensionit mesatar. Në ribalancim është përfshirë edhe ndihma e njëhershme për pensionistët, por siç thotë ministri, jo e njëjtë për të gjithë. Damjanoviq ka komentuar edhe pretendimet që janë dëgjuar ditëve të fundit se Qeveria nuk duhet të marrë vendime në mandatin e saj teknik dhe as të propozojë ribalancim të buxhetit. “Këto janë deklarata krejtësisht të gabuara dhe më vjen keq nëse dikush ka mendime të tilla. Qeveria nuk është në mandat teknik. Qeveria po punon me kapacitet të plotë, sepse Kushtetuta e Malit të Zi nuk njeh mandat teknik, kështu që qeveria është e obliguar që të siguroj kryerjen pa probleme të obligimeve”, ka përfunduar Damjanoviq.

SHARE