SPAJIQ: NE PRESIM NJË MILIARD EURO INVESTIME NGA JAPONIA

Mali i Zi pret një miliard euro investime nga Japonia, tha Ministri i Financave dhe Mirëqenies Sociale, Millojko Spajiq. Ai e vlerësoi vizitën në Japoni si shumë të rëndësishme, ku, siç shkruan në Twitter, ata biseduan me Kryeministrin dhe pjesëtarët e kabinetit të tij, por edhe me përfaqësuesit e korporatave të mëdha japoneze. “Po vijmë me një lajm të mrekullueshëm, ne presim një miliard euro investime nga Japonia dhe Azia në periudhën e ardhshme,” deklaroi Spajiq në fjalimin e tij para publikut. Menjëherë pas kthimit nga Japonia, ai tha se filluan të punojnë në projekte specifike në fushën e infrastrukturës, energjisë, arsimit, shëndetësisë, bujqësisë dhe peshkimit: “Faleminderit Japonisë, vendit në të cilin më lidhin kujtimet dhe miqtë, por është akoma më mirë të jesh në shtëpi,” shtoi Spajiq.

SHARE