NESER ZGJEDHET KRYEBASHKIAKU I PODGORICËS

Nesër në seancën e Kuvendit të kryeqytetit, do të zgjidhet Kryebashkiaku  i Podgoricës, ndërsa kandidat për këtë funksion është përfaqësuesi i Partisë Demokratike të Socialistëve, Ivan Vukoviq.

Në zgjedhjet lokale të 27 Majit për Podgoricë, koalicioni i përbërë nga PDS, Partia Boshnjake, Partia Liberale, Unioni Demokratik i Shqiptarëve dhe Partia Malazeze fituan 32 këshilltarë.

Ndërsa Koalicioni Mali i Zi Demokratik dhe Lëvizja Qytetare URA, fituan 17 këshilltarë, kurse koalicioni i përbërë nga Frontit Demokratik dhe Partia Socialiste Popullore, fituan 8 këshilltarë.

Social Demokratët në Kuvendin e Kryeqytetit, fituan 2 këshilltarë dhe Alternativa Shqiptare 1 këshilltarë.

Seanca konstitutive e Kuvendit të Kryeqytetit, në të cilën u verifikuan mandatet e këshilltarëve, u mbajt më 6 korrik.

Në seancën e nesërme, do të emërohet. ushtruesi i detyrës së sekretarit të Kuvendit të Podgoricës dhe do të emërohet Komisioni për zgjedhje dhe emërime.

SHARE