ISHP: 47 TË TJERË TË INFEKTUAR, VDES NJË PERSON

Në 24 orët e fundit, laboratorët e Institutit të Shëndetit Publik përfunduan analizën e 439 mostrave për koronavirusin e ri, në mesin e të cilave 47 rezultate ishin pozitive.

Këta janë pacientë nga Rozhaja (18), Berane (12), Podgorica (8), Tivar (3), Nikhiq (3), Bijello Pole (2) dhe Kotor (1). Nga 47 raste të zbuluara rishtazi, një ishte importuar, 37 ishin kontakte të rasteve të konfirmuara më parë, ndërsa për 9 pacientë po kërkohet burim infeksioni.

Një tjetër vdekje u regjistrua në një person i gjinisë mashkullore nga Petnica i lindur në 1935.

Numri i përgjithshëm i vdekjeve në qershor është tre, dhe që nga fillimi i epidemisë 12.

Numri i përgjithshëm i rasteve të regjistruara që nga mesi i qershorit është 224, ka tre vdekje dhe numri i raste aktive është 221.

Rastet aktive sipas bashkësive janë:

Rozhaj: 76

Podgoricë: 51

Berane: 23

Bijello Pole: 15

Budva: 14

Tivar: 7

Cetinje: 6

Plav: 6

Ulqin: 4

Nikshiq: 4

Herceg Novi: 3

Danillovgrad: 3

Kotor: 3

Tuz: 2

Tivat: 2

Petnicë: 1

Guci: 1

SHARE