QEVERIA MIRATOI NJË SËRË LIGJESH PËR PËRMBUSHJEN E STANDARDEVE TË PËRKOHSHME NË KAPITUJT 23 DHE 24

Qeveria e Malit të Zi në mbledhjen e djeshme vendosi për një sërë ligjesh jashtëzakonisht të rëndësishme për përmbushjen e standardeve të përkohshme në kapitujt 23 dhe 24 të negociatave, si dhe për marrjen e një raporti pozitiv për përmbushjen e standardeve të përkohshme (IBAR).

Në njoftimin për shtyp thuhet se janë miratuar:

  1. Propozim Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për konfiskimin e pasurisë së fituar nga veprimtaria kriminale;
  2. Propozim Ligji për parandalimin e korrupsionit;
  3. Propozim Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Këshillin Gjyqësor dhe Gjyqtarët;
  4. Propozim Ligji për shërbimet mediatike dhe audiovizive;
  5. Propozim Ligji për Transmetuesin Publik Kombëtar – Shërbimi Mediatik Publik i Malit të Zi;
  6. Propozim Ligji për media;
  7. Propozim Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Prokurorinë e Shtetit;
  8. Propozim Ligji për ndryshimin e Ligjit për Prokurorinë Speciale të Shtetit.
SHARE