Foto: FSCG
Futbollistët e KF “Deçiq” janë finalisti i parë i Kupës së Malit të Zi për sezonin 2024–2025.
Ata arritën këtë sukses pas një ndeshjeje në Tuz, ku barazuan 2–2 me ekipin e Petrovcit, duke e siguruar kalimin në finale me rezultatin e përgjithshëm 3–2.
Ndeshja e dytë e gjysmëfinales ishte një përballje e tensionuar, ku KF “Deçiq” e nisi me avantazh falë golit të Asmir Kajeviq në minutën e 20-të. Megjithatë, ekipi nga Petrovci shënoi dy gola shpejtë, gola këto që u shënuan nga Franeta dhe Shimun, duke kaluar në epërsi në pjesën e parë të lojës. Në pjesën e dytë, Kajeviq shënoi edhe një herë, duke barazuar rezultatin dhe duke siguruar kalimin në finale për KF “Deçiq”.
Ky është sezoni i tretë në histori të KF “Deçiq” që arrin në finale të Kupës së Malit të Zi. Në vitin 2024, KF “Deçiq” u shpall kampion i vendit, duke shkruar një kapitull të ri në historinë e futbollit malazez.