OPTIMISTË PËRPARA SEZONIT TË ARDHSHËM TURISTIK

Përfaqësuesit e turistëve në Budva dhe Ulqin janë optimistë kur bëhet fjalë për sezonin e ardhshëm turistik. Drejtoresha e OT të Budves Maja Llijesheviq tha se po presin me padurim mysafirët e parë dhe siguri për këtë u jep atyre fakti se kufijtë janë të hapur dhe se turistët janë nisurtashmë për në Mal të Zi. Zana Sarvan nga OT eUlqinit tha se ata duhet të jenë optimistë kur bëhet fjalë për këtë sezon turistik veror. Sidoqoftë, thotë ajo, nuk mund të presin shumë, nëse marrim parasysh përvojën e vitit të kaluar, por edhe situatën në rajon dhe Evropë. “Ne presim që të kemi diku rreth 50 përqind të rekordit 2019,” tha Sarvan. Ajo theskoi se presin që të kenë deri në gjashtë mijë turistë gjatë majit dhe që janë përqendruar në turistët nga rajoni – Kosova, Shqipëria, Serbia, Maqedonia e Veriut dhe BeH.

SHARE