Nga mesnata e sotme do të shtrenjtohen derivatet e naftës për tre cent më shumë, ndërsa çmimet e benzinës do të mbeten të pandryshuara, kumtuan nga ministria e ekonomisë së MZ.
Eurodiesel do të kushtoj 1.23 euro për litër, kurse Vaji i lehtë për amvisëri do të kushtoj 1.2 euro. .Ndërsa çmimet e benzinës eurosuper 95 dhe 98, mbeten të pa ndryshuara në 1,31 eura, gjegjësisht 1,35 eura.
Çmimet maksimale të shitjes me pakicë të karburanteve në Mal të Zi, harmonizohen çdo të hënë në mbrëmje, në varësi të ndryshimeve në çmimet e produkteve të naftës në tregun ndërkombëtar (Ground Platt’s Ground) dhe kursit të këmbimit valutor të euros dhe dollarit amerikan.
Nga ministria e ekonomisë kumtuan se, në përputhje me Dekretin mbi mënyrën e edukimit të çmimeve maksimale të shitjes me pakicë të produkteve të naftës, llogaritja e radhës do të kryhet më 14 Maj dhe vlera eventuale e ndryshuar e produkteve të naftës do të jetë e vlefshme nga data 15 Maj.