EKSPORTET DYFISHOHEN, IMPORTET RRITEN ME 43%

Sipas të dhënave paraprake nga Monstat, gjithsej tregtia e jashtme e Malit të Zi në dy muajt e parë arriti në 488.5 milionë euro, që është 56 për qind më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Monstat bëri të ditur se mallrat e eksportuara kapin vlerën prej 125,6 milionë euro, që është 108,6 për qind më shumë se në periudhën e krahasueshme. Importet ishin 43.5 për qind më të larta dhe arritën në 362.9 milionë euro. Në strukturën e eksporteve më të përfaqësuara janë lëndët djegëse minerale dhe lubrifikantët, në vlerën 47.6 milionë euro, e cila përbëhet nga energjia elektrike 45.4 milionë euro e të tjera.Në strukturën e importeve, produktet më të përfaqësuara janë klasifikuar sipas materialit në vlerën 73.8 milionë euro, e cila përbëhet nga metale me ngjyra 18.9 milionë euro dhe produkte minerale jometalike 14 milionë euro e të tjera.Partnerët më të mëdhenj të tregtisë së jashtme në eksporte ishin Zvicra me 25.5 milionë euro, Serbia 23.4 milionë euro dhe Bosnja e Hercegovina 15.7 milionë euro.

SHARE