QEVERIA PO PËRGATIT PAKETË MASASH MBËSHTETËSE PËR NDËRMARRJE, SIPËRMARRËS DHE QYTETARË

Kryeministri i Malit të Zi Dushko Markoviq sot formoi një grup pune për të përgatitur propozime për një paketë të re të masave për të mbështetur ndërmarrjet malazeze, sipërmarrësit dhe qytetarët në trajtimin e efekteve të pandemisë koronavirus. “Koordinimi i sektorëve ekonomikë të Qeverisë konkludoi se autoritetet shtetërore dhe sistemi shëndetësor malazez deri më tani kanë rezistuar me sukses pandeminë e koronavirusit, se shpëtimi i shëndetit dhe jetës së qytetarëve është një përparësi, por që proceset duhet të inicohen tashmë për t’iu përgjigjur aspektit ekonomik të pandemisë,” thuhet në deklaratën e Qeverisë.  Masat kanë për qëllim të ofrojnë ndihmë për bizneset dhe sipërmarrësit për të ruajtur resurset, punonjësit dhe bizneset. “U konkludua që propozimet e Grupit të Punës duhet të formulohen brenda 5-7 ditësh dhe, përpara se të miratohen nga Qeveria, të konsiderohen në dialog me partnerët social në përputhje me politikën strategjike të Qeverisë për të lidhur të gjitha politikat ekonomike përmes dialogut të partneritetit,” thuhet në deklaratë. Në punën e koordinimit morën pjesë: Kryetari i Dhomës së Tregtisë së Malit të Zi Vllastimir Golluboviq, Sekretari i Përgjithshëm i Unionit të Komunave të Malit të Zi Refik Bojaxhiq si dhe Kryetari i Bordit të Drejtorëve të Fondit të Investimeve dhe Zhvillimit Zoran Vukçeviq.

SHARE