SPAJIQ: MALI I ZI DUHET TË JETË NJË “SHËNJESTËR E LEHTË” PËR BE-në

Mali i Zi dëshiron të jetë pjesë e Evropës në të gjitha format, tha kryeministri i Malit të Zi Millojko Spajiq në një intervistë për POLITICO, duke shtuar se Mali i Zi meriton vendin e 28-të në tabelë, pikërisht atë që ka lënë Britania e Madhe.

Sipas tij, ky do të ishte një mesazh i fortë për të gjithë rajonin se Mali i Zi është një “shënjestër e lehtë” për BE-në.

Spajiq, i cili premtoi se do ta arrijë qëllimin deri në vitin 2028, ia atribuon optimizmin e tij anëtarësimit gati shtatëvjeçar të Malit të Zi në NATO, si dhe mungesës së tensioneve në rajon, i cili një shekull më parë njihej si fuçi baruti i Evropës.

“Ne nuk kemi asnjë problem me fqinjët tanë,” tha ai.

Ai shtoi se këtu përfshihet edhe Serbia.

“Ne kemi një marrëdhënie të shkëlqyer ekonomike me Serbinë. Tregtia është shumë e madhe”, theksoi Spajiq. Ai tha se Mali i Zi mund të jetë “shumë produktiv” në zgjidhjen e disa çështjeve që na shqetësojnë me dekada.

“Mali i Zi mund të jetë një lloj ndërmjetësi i ndershëm dhe mund të ndihmojë në ndërtimin e lidhjeve të munguara me grupe të ndryshme etnike,” shtoi ai.

Duke vënë në dukje se sundimi i ligjit ishte një sfidë e madhe në të kaluarën, Spajiq theksoi se me reformat dhe politikat e tij që nga ardhja në pushtet, ai arriti të përfundojë regjistrimin kombëtar si dhe të plotësojë vendet në Këshillin Gjyqësor, pas 10 vitesh pritjeje.

SHARE