MILLATOVIQ: PROCESI I INTEGRIMIT NË BE FITOI DINAMIKË TË INTENSIFIKUAR

Konfirmimi i rezultateve të arritura të Malit të Zi në Konferencën Ndërqeveritare që është mbajtur dje është shenjë se pas stagnimit, procesi i integrimit evropian i vendit tonë ka fituar një dinamikë të re, të intensifikuar, tha presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq.

Ky hap i rëndësishëm përpara në proceset reformuese, sipas tij, vjen si rezultat i një konsensusi të gjerë politik dhe konfirmon “pjekurinë demokratike” se çështjet kyçe me rëndësi publike janë prioritet i subjekteve politike.

“Më vjen mirë që historia për integrimin e Malit të Zi në BE, në vend të skepticizmit dhe premtimeve të paqarta, po bëhet histori për adoptimin e vlerave evropiane dhe ndërtimin e institucioneve demokratike”, ka shkruar Millatoviq në një postim në rrjetin X.

SHARE