DUKAJ: SA MË SHPEJT TË FITOHET LIGJI MBI QEVERINË, PLATFORMA TË REJA PËR SIGURINË KIBERNETIKE

Ministri i Administratës Publike Marash Dukaj në një intervistë për Portalin e RTMZ ka thënë se ekziston nevoja që Ligji mbi Qeverinë të miratohet sa më shpejt dhe Mali i Zi do të jetë ndër vendet e para që do të zbatojë rekomandimet e GRECO-s në zgjidhjen e lartpërmendur ligjore.

Ai thotë se që nga gushti 2022, MAP ka përmirësuar më tej sigurinë kibernetike.

Ai thekson se miratimi i Ligjit mbi Qeverinë është paraparë në Programin Afatmesëm të Punës së Qeverisë 2022-2024, si dhe Strategjisë së Reformës së Administratës Publike.

“Me miratimin e këtij ligji do të rregullohen sistematikisht të gjitha çështjet me rëndësi për organizimin, mandatin, përbërjen, mënyrën e punës, vendimmarrjen, marrëdhëniet me organet tjera, si dhe çështjet tjera me rëndësi për punën e Qeverisë, e cila do të jetë baza që çdo pushtet ekzekutiv i ardhshëm të kryejë funksionin e tij në përputhje me praktikat dhe parimet më të mira të qeverisjes së mirë”, theksoi ai.

Duke folur për planet për reformën e Administratës Publike në vitin 2024, Qeveria e Malit të Zi, sipas Dukajt, i ka dhënë prioritet të lartë administratës publike profesionale, e cila ofron shërbime cilësore për qytetarët dhe ekonominë dhe ka kapacitete adekuate për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian.

Duke folur për sulmet kibernetike në faqet e Qeverisë në gusht 2022, ministri Dukaj thotë:

“Që nga gushti i vitit 2022, Ministria e Administratës Publike ka përmirësuar disa herë ekosistemin kibernetik, duke implementuar mjete shtesë softuerike për sigurinë kibernetike, si dhe duke ndryshuar procedura dhe politika të shumta. Ne prezantuam monitorimin e sistemit 24/7, formuam CIRT-in e Qeverisë, në mënyrë që t’i përgjigjemi me sukses sulmeve që ndodhën pas gushtit 2022. Në planin për vitin 2024 kemi edhe futjen e disa platformave të reja në të cilat po punojmë me partnerët tanë nga SHBA-ja”, tha Dukaj.

SHARE