BORELL – SPAJIQ: NE VLERËSOJMË REZULTATET QË KENI ARRITUR NË NJË KOHË TË SHKURTËR

Kryeministri i Malit të Zi, Millojko Spajiq, u takua me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Joseph Borell, në margjinat e Konferencës Ndërqeveritare në Bruksel.

Me atë rast, Borell përshëndeti përpjekjet e jashtëzakonshme të Qeverisë së 44-të për intensifikimin e procesit negociator.

Ai theksoi dinamikën e zbatimit të reformave, veçanërisht në fushat që lidhen me kapitujt 23 dhe 24, përmes kompletimit të Gjykatës Kushtetuese, zgjedhjes së anëtarëve të munguar të Këshillit Gjyqësor dhe të Prokurorit Suprem të Shtetit, duke bërë kështu një hap të madh drejt përmbushjes së standardeve të përkohshme për ata kapituj.

„Ne vlerësojmë përpjekjet për reforma dhe ju inkurajojmë të përfitoni nga mundësia që është krijuar tani. Mezi presim të punojmë së bashku në rrugën e Malit të Zi drejt një të ardhmeje të përbashkët në Bashkimin Evropian,“ tha Borell.

Në takim u bisedua për politikën e jashtme dhe të sigurisë të Bashkimit Evropian dhe Borell vlerësoi përputhshmërinë e plotë të Malit të Zi në këto çështje, gjë që, siç theksoi ai, tregon përkushtim strategjik ndaj BE-së.

Në takim u theksua vazhdimi i kontributit cilësor të Malit të Zi në misionet dhe operacionet e BE-së kushtuar sigurisë dhe mbrojtjes së përbashkët.

Gjatë takimit u konstatua rritja e rrezikut të sulmeve kibernetike për shkak të situatës aktuale gjeopolitike, ndaj u ra dakord për mbështetjen e BE-së për të rritur aftësinë aktuale operative të Malit të Zi për të zbuluar, parandaluar dhe zmbrapsur sulmet ndaj infrastrukturës dhe sistemeve të tij digjitale.

SHARE