RAJMOND GJONAJ STUDENTI MË I MIRË I MJEKËSISË NË MAL TË ZI

Studentët më të mirë të mjekësisë në Mal të Zi janë Rajmond Gjonaj, Matija Markoviq dhe Luka Rekoviq, ka vendosur komisioni i Dhomës së Mjekësisë së Malit të Zi. Çmimet tradicionale vjetore studentëve më të mirë ua ndau kryetarja e Odës, Dr. Zhanka Ceroviq, në një ceremoni të mbajtur dje në Fakultetin e Mjekësisë të Malit të Zi në Podgoricë. Rajmond Gjonaj është student në vitin e gjashtë në Fakultetin e Mjekësisë në Podgoricë, nota mesatare e të cilit në vitin e kaluar të studimeve ishte 10. Ai është edhe kryetari i sudentëve të mjekësisë dhe anëtar i Senatit të Universitetit i Malit të Zi.

SHARE