GJUKANOVIQ: PROPOZIMI QË LEKIQ TË JETË MANDATAR NUK KA BAZË NË KUSHTETUTË

Propozimi i shumicës parlamentare që lideri i Demos-it, Miodrag Lekiq të jetë përfaqësues për përbërjen e qeverisë së re, nuk ka asnjë bazë në Kushtetutë, tha presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq. Të hënën, anëtarët e shumicës parlamentare i dorëzuan Gjukanoviqit 41 nënshkrime mbështetjeje për kandidaturën e Lekiqit dhe një nga liderët e Frontit Demokratik, Andrija Mandiq, i bëri thirrje Gjukanoviqit në një letër për të nisur rikonsultimet me përfaqësuesit e partive të shumicës parlamentare për mandatarin. Në përgjigje, Gjukanoviq tha se Mandiq, si dhe opinioni malazez dhe ndërkombëtar, është në dijeni të qëndrimit të tij për ndryshimet jokushtetuese të Ligjit për Presidentin, si dhe opinionin e Komisionit të Venecias, Bashkimit Evropian dhe partnerëve të tjerë relevantë ndërkombëtarë mbi ligjin në fjalë. “Prandaj, nuk kam ndërmend të marr pjesë në zbatimin e ligjit që bie në kundërshtim me Kushtetutën e Malit të Zi”, tha Gjukanoviq.

SHARE