SËMUNDJA E KALUAR DHE VAKSINA NUK MBROJNË KUNDËR OMICRON

Epidemiologu i Institutit të Shëndetit Publik (ISHP) Dragan Llausheviq tha se sëmundja e kaluar dhe vaksinimi kundër Covidit nuk mbrojnë nga infeksioni i llojit Omicron. Prandaj, epidemiologët besojnë se duhen zbatuar masa kufizuese. Ai në emisionin Link në Radion e Malit të Zi tha se nuk kanë frikë nga rritja dramatike e numrit të infektimeve të reja me virus dhe se kjo rritje e rasteve është e pritshme. Doza e tretë e vaksinës, siç shpjegon Llausheviq, shkakton një rritje shumë të fortë të antitrupave, sepse pas disa muajsh ka një rënie pas dozës së dytë. Megjithatë, është shumë herët të flasim nëse do të na duhet të forcojmë imunitetin ndaj koronavirusit çdo vit: “Duhet të jemi të kujdesshëm dhe të mençur, përgjegjësia e të gjithëve është shumë e rëndësishme”.

SHARE