KUSHTE TË REJA PËR HYRJEN NË MAL TË ZI

Nga data 2 janar 2022, në fuqi do të hyjnë kushte të reja për hyrjen në Mal të Zi. Shtetasit e Malit të Zi dhe të huajt mund të hyjnë në të gjitha pikat kufitare me njërën nga dy dëshmitë e certifikatës Covid:

1. Që personi të jetë vaksinuar plotësisht me numrin e caktuar të dozave të vaksinave kundër koronavirusit dhe të kenë kaluar jo më shumë se gjashtë muaj nga doza e dytë e vaksinës.

ose:

2. Dëshmi se personi e ka kaluar COVID-19 (kanë kaluar jo më pak se 10 ditë dhe jo më shumë se 180 ditë nga PCR pozitiv ose testi i shpejtë i antigjenit)

Në të dyja rastet, siç njofton Ministria e Shëndetësisë, duhet të ketë ose një test negativ PCR jo më të vjetër se 72 orë ose një antigjen të shpejtë jo më të vjetër se 48 orë. Kjo, siç thuhet, do të thotë se në Mal të Zi nuk mund të hyhet më vetëm me test negativ.

“Qytetarët e Malit të Zi dhe të huajt me qëndrim të përkohshëm mund të hyjnë në vend pa këto dëshmi, por duhet të vetëizolohen për 10 ditë, i cili mund të ndërpritet jo më herët se tre ditë pas testit PCR negativ”, theksuan nga Ministria e Shëndetësisë.

SHARE