STOLTENBERG: GATI TË MBROJMË CDO PËLLËMBË TË TERRITORIT TONË

Ministrat e Jashtëm të NATO-s po takohen për dy ditë me radhë në kryeqytetin e Rumanisë, Bukuresht. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s e hapi takimin duke thënë se NATO është e përgatitur të mbrojë çdo pëllëmbë të territorit të saj dhe se mbështetja e tyre për Ukrainën do të vazhdojë e palëkundur “Në të vërtetë ne të gjithë po paguajmë një çmim për luftën e Rusisë në Ukrainë, por çmimi që paguajmë është në para, ndërsa për Ukrainën është paguar me gjak. Ne e dimë se shumica e luftërave përfundon në tryezën e bisedimeve, por ajo që ndodh në tryezën e bisedimeve është e lidhur pazgjidhshmërisht me atë që ndodh në fushën e betejës”. Stoltenberg tha më herët se si përgjigje ndaj agresionit rus në Ukrainë, NATO po përforcon praninë nga Baltiku në rajonin e Detit të Zi.Kreu i aleancës tha gjithashtu se janë dislokuar grupe të reja beteje, përfshirë një të udhëhequr nga Franca në Rumani, ndërsa avionët luftarakë nga Kanadaja po ndihmojnë. Shefi i natos theksoi gjithashtu mbështetjen e vendeve partnere që përballen me trysni nga Rusia, si Bosnja Hercegovina, Gjeorgjia dhe Moldavia. Ai përsëriti angazhimin për të miratuar kërkesat për anëtarësim të Suedisë dhe Finlandës, gjë që do të zgjeronte krahun lindor të NATO-s.

SHARE